Asistent/e për Financa dhe Administratë
- Location
- Prishtinë
- Employment type
- Full Time
- Category
- Ekonomi, Financë, Kontabilitet
- Deadline
- 14 Sep 2026
- Asistent/e për Financa
- Administratë
K O N K U R S P Ë R P U N Ë
Kompania “ALMA” SH.P.K., është lider në shitjen dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore, duke ofruar marka të njohura të produkteve ndërkombëtare si: Orbit, Airwaves, Mars, Snickers, Twix, Bounty, M&M’s, Skittles, Akullore, shkrepsat Cricket, si dhe ushqim për kafshë si Pedigree dhe Whiskas. Me fokus në cilësi dhe shërbim efikas, ALMA synon të jetë një partner i besueshëm dhe të plotësojë nevojat e klientëve dhe bashkëpunëtorëve të saj. Parimi i menaxhimit të biznesit është integriteti i ekipit, cilësia dhe efikasiteti në ofrimin e shërbimeve.
Kompania “ALMA” SH.P.K., shpall konkurs për 1 (një) vend pune.
- Pozita e punës: Asistent/e për Financa dhe Administratë.
- Lokacioni i punës: Magjistralja Prishtinë - Lipjan.
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
- Regjistrimi i transaksioneve bankare.
- Sistemimi i dokumentacionit financiar.
- Përpunimi, barazimi dhe kontrollimi i stokut të agjentëve të shitjes.
- Procesimi i pagesave.
- Përgatit dhe kontrollon Z - raportet për shitjet e realizuara me para të gatshme dhe përmes kuponëve fiskalë.
- Regjistrimi i faturave të blerjes me pagesë kesh.
- Kryen edhe detyra të tjera financiare dhe administrative që ndërlidhen me natyrën e vendit të punës dhe që i caktohen nga udhëheqësi mbikëqyrës i drejtpërdrejtë, në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e pozitës.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë Bachelor;
- Përvojë pune relevante, e preferueshme;
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative në bashkëpunim me stafin dhe bashkëpunëtorët;
- Njohuri të mira në MS Office, Internet dhe programe të tjera bazike të punës.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: fitoreberisha@alma-m.com.mk
Konkursi do të jetë i hapur nga data 07.09.2026, e deri më 14.09.2026.
Tags ALMA Asistent per Financa Asistent Ekonomi Finance Kontabilitet Administrate Prishtine