Fotograf/e
- Location
- Prishtinë
- Employment type
- Full Time
- Category
- Marketing, Reklamim & PR
- Deadline
- 11 Sep 2026
Princeton kërkon Fotograf/e – Apliko tani!
Ke sy për detajet? Ke aparatin tënd? Di ta kthesh një moment të thjeshtë në një fotografi profesionale?
Princeton School of Prishtina po kërkon FOTOGRAF/E për të dokumentuar jetën dinamike të shkollës – eventet, aktivitetet, emocionet dhe të gjitha momentet që e bëjnë çdo ditë unike.
Po kërkojmë dikë që:
- Ka pasion për fotografinë dhe kreativitetin;
- Ka pajisje personale për fotografim;
- Ka njohuri bazike në përpunimin e fotografive;
- Është i/e përgjegjshëm/me dhe fleksibil/e për angazhim sipas eventeve;
- Di të kapë natyrshëm njerëzit, atmosferën dhe emocionet.
Përvoja profesionale është përparësi, por jo domosdoshmëri!
- Nëse ke talent, ide dhe dëshirë për t’u zhvilluar, duam të të njohim. Mirëpresim veçanërisht edhe talentet e reja që duan të ndërtojnë portfolio dhe përvojë profesionale.
Kjo mund të jetë mundësia që po kërkon.
APLIKO TANI!
Na dërgo një prezantim të shkurtër dhe portfolio-n tënde në info@princetonprishtina.school ose apliko përmes butonit “Apliko këtu”.