Skip to content
PunaMatch Jobs that fit you.

Sistemues Rrobash (Gjilan, Viti)

KosovaJob LLC

Closes today
Location
Gjilan
Employment type
Full Time
Category
Retail dhe Distribuim
Deadline
14 Aug 2026

Sistemues i rrobave (M/F) - Punë ditore

A jeni të interesuar për të fituar të ardhura shtesë?

KosovaJob, në vazhdën e zgjerimit të aktiviteteve të saj në treg, në bashkëpunim me L.P.P kompani me renome ndërkombëtare në industrinë e modës, po kërkon Sistemues i rrobave (M/F) të cilët do të angazhohen në ditë të caktuara gjatë muajit.

Përshkrimi i Punës

Në këtë rol, do të luani një rol kyç në mbështetjen e dyqaneve të modës duke ndihmuar me organizimin e mallrave dhe përgatitjen e tyre për ekspozim. Puna është dinamike dhe kërkon fleksibilitet dhe gatishmëri për t'u përshtatur me nevojat e ndryshme të dyqanit.

Detyrat Kryesore

Pranimi dhe Organizimi i mallërave

  • Shkarkoni dhe shpaketoni mallrat sapo të arrijnë në dyqan.
  • Organizoni dhe përgatitni mallrat për vendosje të menjëhershme në hapësirën e shitjes.

Mbështetje në Logjistikë:

  • Siguroni që mallrat të jenë të organizuara sipas standarteve të përcaktuara.
  • Bashkëpunoni me ekipin e dyqanit për të përmbushur prioritetet gjatë periudhave të ngarkuara.

Si funksionon?

  • Ju do të kontaktoheni 3-4 herë në muaj për të ndihmuar në logjistikë, sa herë që dyqanet ku do të angazhoheni kanë nevojë për mbështetjen tuaj.
  • Në fund të secilit muaj ju do të paguheni përkitazi me ditët që keni punuar.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

  • Përvoja punës në retail apo fashion është përparësi
  • Fleksibilitet:Gatishmëri për të punuar në periudha të ndryshme kohore dhe me njoftime të shkurtra.
  • Fizikisht Aktiv: Aftësi për të ngritur dhe lëvizur mallrat, si dhe për të qëndruar në këmbë për periudha të gjata.
  • Aftësi Bashkëpunuese: Aftësi për të punuar në ekip dhe për t’u përshtatur me kërkesat e ndryshme të punës.

Si të Aplikoni?

Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni pyetësorin në linkun më poshtë duke klikuar butonin "Apliko Këtu", dhe ekipi i KosovaJob do t'ju kontaktojë për detajet e mëtejshme.

Mos e humbisni mundësinë për të fituar të ardhura shtesë dhe për të qenë pjesë e një industrie me renome ndërkombëtare! 

Tags KosovaJob LLC Sistemues Rrobash Komunikim Sherbim Kliente Gjilan Viti Rroba Fashion Mode