Skip to content
PunaMatch Jobs that fit you.

Vende të lira pune

TehnoBurimi

Multiple positions
Location
Mitrovicë
Employment type
Full Time
Category
Punë të Përgjithshme
Deadline
22 Aug 2026
Multiple positions This listing advertises more than one role.

TehnoBurimi SH.A. DD shpall vende të lira pune për pozitat:

Inxhinier i Ndërtimtarisë (2 pozita)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbikëqyrja dhe koordinimi i punimeve ndërtimore në terren.
  • Përgatitja dhe kontrollimi i dokumentacionit teknik.
  • Bashkëpunimi me ekipet e punës dhe menaxhimin e proceseve ndërtimore.
  • Sigurimi i zbatimit të standardeve të cilësisë dhe sigurisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë në Inxhinieri të Ndërtimtarisë.
  • Së paku 2 vite përvojë pune
  • Përvojë pune në fushën e ndërtimtarisë konsiderohet përparësi.
  • Aftësi organizative dhe përgjegjësi në punë.

Laborant i Betonit (1 pozitë)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kryerja e testeve laboratorike për beton dhe materiale ndërtimore.
  • Kontrolli i cilësisë së betonit sipas standardeve përkatëse.
  • Mbajtja e evidencave dhe raporteve laboratorike.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë ose njohuri në testimin e betonit/materialeve ndërtimore.
  • Përgjegjësi dhe përkushtim në punë.
  • Aftësi për të punuar në ekip.

Saldues (2 pozita)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kryerja e punimeve të saldimit sipas kërkesave teknike.
  • Përgatitja dhe montimi i konstruksioneve metalike.
  • Kontrolli i cilësisë së punimeve të realizuara.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune si saldues.
  • Njohuri për teknikat dhe pajisjet e saldimit.
  • Përgjegjësi dhe precizitet në punë.

Monter në Lartësi (2 pozita)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kryerja e punëve të montimit në lartësi.
  • Instalimi dhe montimi i konstruksioneve/pajisjeve sipas kërkesave teknike.
  • Respektimi i rregullave të sigurisë në punë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune në montime në lartësi konsiderohet përparësi.
  • Aftësi fizike dhe gatishmëri për punë në terren.
  • Përgjegjësi dhe respektim i masave të sigurisë.

TehnoBurimi SH.A. DD ofron:

  • Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi.
  • Punë në një kompani të organizuar dhe dinamike.
  • Kushte të mira pune.

Apliko tani!

Nëse dëshiron të jesh pjesë e një kompanie lidere në industrinë e betonit në Kosovë – Tehnoburimi të pret!

Na kontakto në: financa@tehnoburimi.com ose aplikoni përmes butonit të mëposhtëm

Tags TehnoBurimi Inxhinier Ndertimtari Laborant Saldues Monter Mitrovice