Skip to content
PunaMatch Jobs that fit you.

Zyrtar për Zhvillim Biznesi/Agro (Pejë)

Finca Kosovo

Location
Pejë
Employment type
Full Time
Category
Banka
Deadline
18 Sep 2026

KONKURS  

 ZYRTAR PËR ZHVILLIM BIZNESI/AGRO – DEGA PEJË 

PËRGJEGJËSITË: 

  • Të identifikojë klientët potencial për kreditë e bizneseve përmes promovimit të ofertës kreditore; 
  • Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut; 
  • Të mbledhë, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Të ndërtojë dhe analizojë pasqyrat financiare; 
  • Të ndërtojë portfolion dhe bazën e klientëve; 
  • Te vlerësojë riskun e kredisë; 
  • Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit; 
  • Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit. 

KUALIFIKIMET: 

  • Diplomë universiteti në ekonomi, financa ose administrim biznesi;
  • Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi; 
  • Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese; 
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative; 
  • Njohuri të gjuhës angleze; 
  • Posedimi i patentë shoferit. 

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të  barabartë. Afati i aplikimit deri më datë 18.09.2026. 

FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 13 institucioneve  mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u  mundëson individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e  tyre. 

Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojë të  dhënat personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.

Tags Finca Kosovo Zyrtar per Zhvillim Biznesi Zyrtar Ekonomi Finance Banka Agro Peje