Agjent i Shitjes (Horeca) (Pejë)
- Vendndodhja
- Pejë
- Orari / Lloji i punës
- Full Time
- Kategoria
- Retail dhe Distribuim
- Afati
- 31 Aug 2026
KONKURS PUNE
Njësia ‘’LLD’’ shpall konkurs pune:
Titulli i Pozitës: AGJENT I SHITJES HORECA
Lokacioni: PEJË (1)
Data e hapjes: 10.08.2026
Data e mbylljes: 31.08.2026
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITËPËR AGJENT I SHITJES HORECA NË TERENIN E PEJËS:
- Arritja e objektivave mujore të përcaktuara,
- Mbulimi i nevojave operative dhe teknike në regjionin e Pejes
- Prezentimi i risive dhe produkteve të kompanisë,
- Përgjegjës për plotësimin e qëllimeve dhe zhvillimin e marrëdhenieve me klientët në territorin e caktuar,
- Raporton në baza ditore në departamentin e shitjes,
- Realizon të gjitha komunikimet me klientë,
- Realizon detyra tjera sipas kërkesës së departamentit të shitjes dhe mbikqyrësit,
- Respekton dhe zbaton politikat dhe procedurat e kompanisë,
- Përcjell dhe raporton për konkurrencën dhe trendet e tregut.
KUALIFIKIMET E KËRKUARA:
Edukimi: Diploma e shkollës mesme; (përgatitja Universitare është përparësi)
Përvoja e Punës: Përvoja e punës në fushën e shitjes
Përparësi kanë kandidatët që kanë punuar në shpërndarjen e kafes në HORECA prej kompanive të cilat bëjnë distribuimin e tyre.
NJOHURITË TJERA:
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunkimit,
- Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes, negocimit dhe bashkëpunimit,
- Të posedoj patentë shoferin, kategoria B,
- Të jetë në gjendje të punoj në mënyrë të pavarur apo në grup,
- Të jetë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve.
PROCEDURA PËR APLIKIM : Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV përmes e-mail adresës elektronike në: info@lld-ks.com. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejmë të rekrutimit.
Tags Devolli Corporation Agjent i Shitjes Shites Shitje Sales Retail Customer Service Komunikim Peje