Kalo te përmbajtja
PunaMatch Puna që të përshtatet.

Agjentë për Pranim dhe Dorëzim të Veturave (Rent a Car) (2)

Hertz Kosova

Disa pozita
Vendndodhja
Prishtinë
Orari / Lloji i punës
Full Time
Kategoria
Retail dhe Distribuim
Afati
24 Aug 2026
Disa pozita Kjo shpallje ofron më shumë se një pozitë.
  • Agjentu00eb pu00ebr Pranim
  • Doru00ebzim tu00eb Veturave (Rent a Car)

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE

Pozita

Dy (2) Agjentë për Pranim dhe Dorëzim të Veturave (Rent a Car)

Lokacioni: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari"

Orari i punës

  • 6 ditë në javë 
  • Dy ndërrime: 08:00 – 16:00 dhe 16:00 – 24:00

Përgjegjësitë

Si Agjent për Pranim dhe Dorëzim të Veturave, do të jeni përgjegjës për:

  • Dorëzimin e veturave te klientët, prezantimin e automjetit dhe evidentimin e çdo dëmtimi ekzistues para dorëzimit.
  • Pranimin e veturave pas kthimit dhe inspektimin e tyre për dëmtime eventuale.
  • Kontrollimin e pastërtisë së automjeteve pas çdo përdorimi, duke siguruar që asnjë veturë të mos dorëzohet pa kaluar procesin e pastrimit dhe kontrollit të cilësisë.
  • Kontrollimin dhe testimin bazik të automjeteve për probleme eventuale mekanike, duke siguruar që ato të jenë në gjendje të rregullt teknike dhe të sigurta për klientët.
  • Raportimin e çdo dëmtimi ose parregullsie tek përgjegjësi i flotës.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Njohuri bazike të gjuhës angleze.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
  • Aftësi për t'u përballur me kërkesat e klientëve në mënyrë profesionale.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhim efektiv i kohës.
  • Përgjegjësi, saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Patentë shoferi e kategorisë B (e obligueshme).
  • Përvoja e mëparshme në një pozitë të ngjashme përbën përparësi.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike:

info@hertzkosovo.com

Tags Hertz Kosova Agjent Agjent i Shitjes Rent a Car Rent Shitje Retail Prishtine