Kalo te përmbajtja
PunaMatch Puna që të përshtatet.

Agjentë të Shitjes në Terren

Tilda Tobacco

Mbyllet për 7 ditë
Vendndodhja
Prishtinë
Orari / Lloji i punës
Full Time
Kategoria
Retail dhe Distribuim
Afati
20 Aug 2026
  • Agjentë të Shitjes në Terren 
    Tilda Tobacco L.L.C. shpall konkurs për Agjentë të Shitjes në Terren dhe fton kandidatët e interesuar t'i bashkohen ekipit tonë profesional.


Mosha e preferuar e kandidatëve është 20–30 vjeç. Inkurajojmë të aplikojnë kandidatë të të dyja gjinive (femra dhe meshkuj), që janë në gjendje të angazhohen me kohë të plotë dhe të fillojnë punën në një afat të shkurtër.
Kriteret e kërkuara:

  • Arsimi i mesëm i përfunduar
  • Patentë shofer aktive (kategoria B) dhe përvojë në vozitje
  • Përvoja paraprake në shitje ose punë në terren konsiderohet përparësi
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shkathtësi në ndërtimin e marrëdhënieve me klientët
  • Përkushtim, qëndrueshmëri dhe motivim për të arritur rezultate
  • Etikë profesionale dhe sjellje e kulturuar

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë bazë 500€ neto, plus bonus mujor mbi shitjet e realizuara
  • Shpërblime shtesë për tejkalimin e targeteve ditore dhe mujore
  • Orët shtesë paguhen veçmas, sipas legjislacionit në fuqi
  • Kontratë pune e rregullt
  • Ambient pune profesional dhe mundësi reale për zhvillim karriere

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike: hello@tilda-tobacco.com
Për çdo sqarim shtesë, mund të na kontaktoni në numrin +383 44 318 655 (telefon / Viber / WhatsApp).
Presim aplikimin tuaj.

Tags Tilda Tobacco Agjent Agjent i Shitjes Shitje Retail Sales Prishtine