Kalo te përmbajtja
PunaMatch Puna që të përshtatet.

Analist/e Kreditor/e

Kreditimi Rural i Kosovës

Mbyllet sot
Vendndodhja
Prishtinë
Orari / Lloji i punës
Full Time
Kategoria
Banka
Afati
13 Aug 2026

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj  shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore  dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për  qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore. 

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpallë: 

K O N K U R S 

Për rekrutim të pozitave në vijim: 

1) Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Shtime, me kohë të caktuar (zëvendësim)
2) Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Prishtina 2 

Përgjegjësitë: 

  • Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient, 
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit, 
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe  regjistrimi i tyre në programin adekuat, 
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor, 
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien. 

Kushtet e kërkuara: 

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme), 
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office, 
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit, 
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip, 
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme), 
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B. 

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 07.08.2026 deri me dt. 13.08.2026. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotesuar aplikacionin në linkun: https://vende-pune.krk-ks.com/ 

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë. 

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen. 

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e  Kosovës.

Tags Kreditimi Rural i Kosovës Analist Kreditor Ekonomi Bujqesi MS Office Banke Financa Prishtine Shtime