Asistent në Prodhim
- Vendndodhja
- Prishtinë
- Orari / Lloji i punës
- Full Time
- Kategoria
- Prodhim
- Afati
- 8 Sep 2026
BUKA ka arrite që në një kohë shumë të shkurtër të bëhet kompania me emër sinonim e cilësisë së lartë të bukës në Kosovë dhe ka arrit që t’u siguroje qytetarëve të Kosovës produktet me standarde të larta. Buka ofron produktet e shëndetshme dhe me përmbajte të pasur të thekrës dhe grurit, e kombinuar me tërshëre, fara liri, senduiҫe të llojeve të ndryshme, kafe dhe ëmbëlsira me shije të veçantë. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Buka Bakery ju ftojmë të aplikoni për:
VEND TË LIRË PUNE:
Posti: Asistent në Prodhim
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Pranon udhëzimet nga menaxheri i prodhimit në ndërrimin e natës për seleksionimin e produkteve për pikat përkatëse në bazë të porosive të pranuara nga klientët.
- Përkujdeset që produktet e porositura të vendosen me kujdes në shportat përkatëse për transportim tek klientët në baza ditore.
- Përkujdeset për higjienën e shportave të produkteve.
- Çdo proces duhet të kryhet konform standardeve ISO dhe HACCP.
- Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi direkt që ndërlidhen me procesin e punës
Kualifikimet Profesionale
- Diplomë e Shkollës së Mesme
- Eksperience pune në prodhim për të paktën 1 vit
- Aftësi të theksuara organizative, komunikuese dhe ndër-personale
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të në këtë adresë: hrd@bukabakery.com apo përmes numrit kontaktues +383 49 359 253 ose permes butonit te meposhtem
Konkursi qëndron i hapur prej datës 10 Gusht, 2026 deri më 10 Shtator, 2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Tags Buka Bakery Asistent ne prodhim Prodhim Organizim Komunikim Prishtine
