Kalo te përmbajtja
PunaMatch Puna që të përshtatet.

Kamarier/e

Fly INN Hotel LLC

Disa pozita
Vendndodhja
Fushë Kosovë
Orari / Lloji i punës
Full Time
Kategoria
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Afati
8 Sep 2026
Disa pozita Kjo shpallje ofron më shumë se një pozitë.
  • Kamarier/e

KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE

FLY INN LLC – RESTAURANT Cloud

Pozita: Kamarier/e
Vendi i punës: Vragoli, Fushë Kosovë
Kompania: Fly Inn LLC

Fly Inn LLC, hotel dhe restaurant me standarde bashkëkohore, shpall konkurs për plotësimin e pozitës:

  • KAMARIER/E

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëseardhja dhe shërbimi profesional i mysafirëve;
  • Marrja dhe regjistrimi i porosive të ushqimit dhe pijeve;
  • Shërbimi i ushqimeve dhe pijeve sipas standardeve të restaurantit;
  • Përgatitja dhe mirëmbajtja e tavolinave dhe hapësirës së restaurantit;
  • Kujdesi për pastërtinë dhe rregullin në zonën e shërbimit;
  • Komunikimi korrekt dhe profesional me mysafirët;
  • Bashkëpunimi me kuzhinën, barin dhe pjesën tjetër të stafit;
  • Përkujdesja që mysafiri të ketë një përvojë sa më të mirë gjatë qëndrimit në restaurant;
  • Zbatimi i procedurave dhe standardeve të punës së Fly Inn;
  • Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me pozitën dhe operimin e restaurantit.

Kriteret dhe kualifikimet:

  • Përvojë paraprake si kamarier/e përbën përparësi;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe sjellje profesionale;
  • Përkushtim ndaj punës dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit;
  • Aftësi për të punuar në ekip;
  • Fleksibilitet për punë me ndërrime;
  • Përpikëri, përgjegjësi dhe korrektësi në punë;
  • Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi;
  • Përvoja në hoteleri/restorante përbën përparësi.

Kushtet e punës:

  • Orari: 40 orë në javë;
  • Pushim: 2 ditë pushim në javë, sipas orarit të punës;
  • Puna organizohet me ndërrime, sipas nevojave operative të restaurantit;
  • Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe aftësitë e kandidatit;
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim brenda kompanisë;
  • Punë në një ambient profesional dhe bashkëkohor.

Si të aplikoni:

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në:

E-mail:Flyinnhotelks@gmail.com
Kontakt: 048 755 155

Aplikimet do të shqyrtohen në mënyrë konfidenciale dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen.

Lokacioni i punës:
Fly Inn LLC – Vragoli, Fushë Kosovë

Tags Fly INN Hotel LLC Kamarier Restaurant Customer Service Komunikim Organizim Koordinim Fushe Kosove