Sistemues Rrobash (Gjilan, Viti)
- Vendndodhja
- Gjilan
- Orari / Lloji i punës
- Full Time
- Kategoria
- Retail dhe Distribuim
- Afati
- 14 Aug 2026
Sistemues i rrobave (M/F) - Punë ditore
A jeni të interesuar për të fituar të ardhura shtesë?
KosovaJob, në vazhdën e zgjerimit të aktiviteteve të saj në treg, në bashkëpunim me L.P.P kompani me renome ndërkombëtare në industrinë e modës, po kërkon Sistemues i rrobave (M/F) të cilët do të angazhohen në ditë të caktuara gjatë muajit.
Përshkrimi i Punës
Në këtë rol, do të luani një rol kyç në mbështetjen e dyqaneve të modës duke ndihmuar me organizimin e mallrave dhe përgatitjen e tyre për ekspozim. Puna është dinamike dhe kërkon fleksibilitet dhe gatishmëri për t'u përshtatur me nevojat e ndryshme të dyqanit.
Detyrat Kryesore
Pranimi dhe Organizimi i mallërave
- Shkarkoni dhe shpaketoni mallrat sapo të arrijnë në dyqan.
- Organizoni dhe përgatitni mallrat për vendosje të menjëhershme në hapësirën e shitjes.
Mbështetje në Logjistikë:
- Siguroni që mallrat të jenë të organizuara sipas standarteve të përcaktuara.
- Bashkëpunoni me ekipin e dyqanit për të përmbushur prioritetet gjatë periudhave të ngarkuara.
Si funksionon?
- Ju do të kontaktoheni 3-4 herë në muaj për të ndihmuar në logjistikë, sa herë që dyqanet ku do të angazhoheni kanë nevojë për mbështetjen tuaj.
- Në fund të secilit muaj ju do të paguheni përkitazi me ditët që keni punuar.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Përvoja punës në retail apo fashion është përparësi
- Fleksibilitet:Gatishmëri për të punuar në periudha të ndryshme kohore dhe me njoftime të shkurtra.
- Fizikisht Aktiv: Aftësi për të ngritur dhe lëvizur mallrat, si dhe për të qëndruar në këmbë për periudha të gjata.
- Aftësi Bashkëpunuese: Aftësi për të punuar në ekip dhe për t’u përshtatur me kërkesat e ndryshme të punës.
Si të Aplikoni?
Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni pyetësorin në linkun më poshtë duke klikuar butonin "Apliko Këtu", dhe ekipi i KosovaJob do t'ju kontaktojë për detajet e mëtejshme.
Mos e humbisni mundësinë për të fituar të ardhura shtesë dhe për të qenë pjesë e një industrie me renome ndërkombëtare!
Tags KosovaJob LLC Sistemues Rrobash Komunikim Sherbim Kliente Gjilan Viti Rroba Fashion Mode

