Terapist i Gjuhës dhe të Folurit – Logoped/e
- Vendndodhja
- Prishtinë
- Orari / Lloji i punës
- Full Time
- Kategoria
- Shëndetësi, Medicinë
- Afati
- 17 Aug 2026
- Terapist i Gjuhu00ebs
- tu00eb Folurit - Logoped/e
Konkurs
Shoqata Down Syndrome Kosova - Qendra në Prishtinë - në kuadër të Programit të Intervenimit dhe
Edukimit të Hershëm, shpall konkurs për dy (2) vende të lirë pune në pozitën e mëposhtme:
Përshkrim i organizatës
Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova është: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.
Kualifikimet / Përvoja e punës
- Diplomë të studimeve themelore në fushën e Logopedisë
- Master (përparësi)
- Licencë pune;
- Të ketë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit gjuhësor tek fëmijët me sindromë Down
- Të ketë përvojë pune me fëmijë, e dëshiruar me fëmijët me aftësi të kufizuar, fokus fëmijët me sindromë Down
- Të ketë aftësi të mira në punën grupore
- Të ketë aftësi të mira komunikimi
- Njohja e gjuhës angleze / përparësi
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Bashkëpunon si një anëtar i ekipit ndërdisiplinor për vlerësimin, përcaktimin e objektivave dhe ofrimin e shërbimeve, duke përfshirë bashkë-trajtime, mbledhje të ekipit, zhvillim profesional dhe mbështetje profesionale të fëmijës me sindromë Down dhe familjes së tij.
- Vlerëson performancën e fëmijëve me sindromë Down në fushën e aftësive gjuhësore;
- Të ofrojë shërbimin e terapisë së gjuhës dhe të folurit për fëmijët me sindromë Down, grupmosha 0-12 vjeç, me profesionalizëm të lartë në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
- Ofron dhe aplikon njohuritë për pozitën e caktuar;
- Kryen të gjitha punët në bazë të planit të aktiviteteve në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
- Të ndihmojë ekipin duke ofruar mbështetje të përgjithshme për realizimin e aktiviteteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova;
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:
- CV të përditësuar
- Letër motivimi
- Letër Referenca
Subjekti: Aplikim –Logoped/e (Intervenimi i Hershëm) Qendra DSK Prishtinë- në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org
Afati i aplikimit: 10.08.2026 – 17.08.2026
Të përzgjedhurit do të kontaktohen nëpërmjet e-mail dhe do t’i nënshtrohen fazave të rekrutimit.
Tags Down Syndrome Kosova Logopede Terapist Logopedi Edukim Shkence Hulumtim Prishtine
