Zyrtar/e i/e Financave
Mbyllet sot
Disa pozita
- Vendndodhja
- Prishtinë
- Orari / Lloji i punës
- Full Time
- Kategoria
- Ekonomi, Financë, Kontabilitet
- Afati
- 15 Aug 2026
Disa pozita
Kjo shpallje ofron më shumë se një pozitë.
- Zyrtar/e i/e Financave
SHPALLJE KONKURSI
Pozita: Zyrtar/e i/e Financave
Vendi i punës: Prishtinë
Qëllimi i pozitës
Po kërkojmë një profesionist/e të financave për të udhëhequr proceset financiare operative të kompanisë. Nëse je i/e saktë me shifrat, i/e organizuar dhe të pëlqen puna ku rezultati yt shihet çdo muaj — kjo pozitë është për ty. Do të udhëheqësh inkasimin, faturimin dhe analizat financiare, duke ndikuar realisht në performancën e kompanisë.
Detyrat kryesore
- Menaxhimi i inkasimit dhe percjellja e pagesave
- Menaxhimi i borxheve dhe komunikimi me klientët
- Analiza dhe statistika financiare mujore
- Regjistrimi dhe verifikimi i klientëve të rinj
- Faturimi masiv dhe individual i klientëve
Kërkesat
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune në financa, faturim ose inkasim (përparësi).
- Njohuri të programeve Pantheon dhe Albtrix (Expert), si dhe Excel (përparësi).
- Saktësi, korrektësi dhe konfidencialitet i plotë në trajtimin e të dhënave financiare.
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative, respektim i afateve.
Kushtet e punës
- Kushte të mira pune në një ambient profesional
- Pagë konkurruese në treg
Aplikimi
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në adresën: apliko@deltasecurity.biz
Afati i fundit për aplikim: 15.08.2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë
Tags Delta Security SHPK Zyrtar i Financave Zyrtar Finance Ekonomi Prishtine
