Skip to content
PunaMatch Jobs that fit you.

Asistent Brand Manager

Migros Group

Multiple positions
Location
Prishtinë
Employment type
Full Time
Category
Menaxhment
Deadline
16 Sep 2026
Multiple positions This listing advertises more than one role.

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.

Shpallim konkurs për:

ASISTENT BRAND MANAGER

Përgjegjësitë kryesore:

  • Asiston në koordinim të punëve;
  • Bënë analiza të tregut dhe biznesit, anketat për monitorimin e çmimeve, përcaktim të çmimeve dhe strategjive;
  • Asiston në aktivitetet e duhura që ndihmojnë vendosjen e produktit në treg;
  • Ndikon në rritjen e vetëdijes për brendin dhe motivon rritjen e kërkeses nga konsumatorët;
  • Asiston në përgaditjen e raporteve të caktuara për brendin duke përfshi aktivitetet e marketingut dhe rezultatet e shitjës;
  • Mbikëqyrë shitjën dhe analizon tregun konkurrues.

Kushtet e përgjithshme:

  • Preferohet përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë të ngjashme;
  • Preferohet shkollim i lartë professional;
  • Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, etj.);
  • Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup.

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:

hr@migros-group.com

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.

 

 

Tags Migros Group Asistent Brand Manager Menaxher Brand Manager Menaxhment Prishtine