Skip to content
PunaMatch Jobs that fit you.

Punëtor në Depo, Vënës/e i/e Tiketave

Migros Group

Multiple positions
Location
Prishtinë
Employment type
Full Time
Category
Transport, Logjistikë
Deadline
19 Sep 2026
Multiple positions This listing advertises more than one role.

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.

Shpallim konkurs për:

  • PUNËTOR NË DEPO

 PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Organizimi dhe sistemimi i mallrave në depo
  • Përgatitja e porosive me shpejtësi dhe saktësi
  • Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në hapësirën e depos
  • Respektimi i rregullave të sigurisë në punë.

VËNËS/E  I/E  TIKETAVE

 PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Ngjitja e tiketave përkatëse të përkthyera në mallrat e dedikuara për shitje në tregun vendor, duke siguruar përputhshmëri të plotë me kërkesat dhe standardet e kompanisë.
  • Zbatimi i standardeve të përcaktuara për vendosjen e tiketave, në varësi të llojit dhe kategorisë së artikujve, me qëllim krijimin e një prezantimi të rregullt dhe të qartë.

Kualifikimet:

  • Të kenë të kryer shkollën e mesme;
  • Të ketë aftësi të organizimit, planifikimit dhe zgjidhjes së problemeve;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në group;
  • Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil;
  • Preferohet të ketë përvojë pune në pozitën përkatëse;
  • Preferohet shkollimi adekuat për secilën pozitë.

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: hr@migros-group.com

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.

Migros Group

Zona industriale 4, 12000

Prishtinë, Kosovë

 

Tags Migros Group Punetor ne Depo Punetor Depo Transport Prishtine